Sofyan Amrabat ishte një nga lojtarët që shkëlqeu më së shumti në Kupën e Botës së Katarit me kombëtaren e Marokut.
Për mesfushorin pati shumë oferta në merkaton e janarit, mirëpo Fiorentina arriti t’u rezistonte.
Gjithsesi, tashmë italianët janë të detyruar për ta shitur lojtarin që është në fokusin e Barcelonës.
Është vetë trajneri i Marokut, Walid Regregui i cili nga konferenca për shtyp para ndeshjes me Afrikën e Jugut, theksoi se nuk e ka grumbulluar Amrabat duke qenë se është në mes të zërave të merkatos.
“Amrabat nuk do të luajë, kam vendosur ta lej të lirë nga impenjimet me kombëtaren.
Ka luajtur shumë ndeshje këtë sezon dhe nuk dua ta rrezikoj.
Kjo sepse shumë shpejt besoj se ai do të firmosë me klubin e ri”, u shpreh Regregui.