• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri Pioli e komplimenton, Reijnders: I çmendur pas Mesit dhe filmit “shqiptar”

16/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duke folur për “ESPN NL” Tizhani Reijnders, foli për rrugën e tij të rritjes. Mesfushori, pavarësisht rezultateve të Holandë nuk e fshehu lumturinë e tij për të qenë lojtar Milanit. “Jam i lumtur sepse po gjej vazhdimësi te Milani dhe në kombëtare.

REIJNDERS

Besoj se është e rëndësishme për mua të rritem mirë në ekipin e klubit dhe të bëj mirë me Holandën. Gjithçka po shkon mirë në Milano dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë”. Më pas pyetjet për të janë të një natyrë disi më shumë drejt personales. Reijnders nuk ngurron të përgjigjet, teksa sqaron: “ Mesi është lojtari im i preferuar dhe Zhiru është personi më i famshëm në kontaktet e mia celulare. Filmi i preferuar është “Taken”, ndërsa data më e rëndësishme është ajo e debutimit me Holandën.”

MESFUSHOR TOTAL – Stefano Pioli, gjatë një deklaratë që u shfaq në podcast-in e publikuar në aplikacionin zyrtar të Milani, ka folur në lidhje me Tizhani Reijndersin. “Është një djalë i jashtëzakonshëm, një mesfushor total që është i zoti në drejtimin e topit duke mbajtur kokën lart dhe i aftë për t’u futur në hapësirat që lejojnë mbrojtja kundërshtare. Pres gola dhe disa goditje të tjera prej tij, sepse di të luajë në role të shumta dhe është një lojtar i një niveli të rëndësishëm”, ka shpjeguar trajneri i “djallit”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

UEFA e dënon Crvena Zvezdën e Beogradit për thirrjet ndaj Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.