• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajnerja e “luaneshave” do drejtojë “tre luanët”?! Në Angli diskutohet një vendim historik

17/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Angleze e Futbollit është e hapur për bisedime me Sarina Uiegman, trajneren e kombëtares së femrave të saj, nëse dëshiron të jetë pasardhësja e Garet Sauthgejt në pankinën e kombëtares së meshkujve. Uiegman ka drejtuar Anglinë drejt finales së Kupës së Botës, e para herë për femrat angleze, vetëm një vit pasi i drejtoi në suksesin në Europianin 2022.

sadsadssads

Ajo ka hyrë në histori edhe si i vetmi trajner, mashkull apo femër, që drejton dy skuadra të ndryshme në finalen e një Kupe Bote, pasi ishte edhe me Holandën në vitin 2019 në ndeshjen e fundit të turneut, ku u mposht nga SHBA. Këtë radhë, përballë “luaneshave” do ët jetë Spanja dhe britaniket shihen si favorite për fitoren.

Shefi ekzekutiv i Federatës Angleze, Mark Bullingam, deklaroi se holandezja Uiegman është një kandidate potenciale, nëse e dëshirotne postin e Sauthgejt.

“Njerëzit gjithmonë thonë se duhet njeriu më i mirë për këtë punë, apo anglezi më i mirë? Po përse duhet të jetë burrë medoemos? Mendoj se përgjigja është gjithmonë ‘personi më i mirë për këtë punë’.

Në mendojmë se Sarina po bën një punë të shkëlqyer dhe shpresojmë që të vazhdojë ta bëjë për një kohë të gjatë. Mendoj se ajo mund të bëjë çfarëdo që dëshiron në futboll. Në një moment në të ardhmen, nëse ajo vendos që të lëvizë drejt futbollit të meshkujve, do të ishte një diskutim shumë interesant. Por këtë duhet ta vendosë ajo, apo jo?

Nuk mendoj se këtë gjë duhet ta shohim si hap përpara, nëse ajo vendos në ndonjë pikë në të ardhmen se dëshiron të ndërmarrë një drejtim tjetër, unë mendoj se është plotësisht e aftë ta bëjë një gjë të tillë. Nëse njeriu i duhur për atë punë është një grua, pse jo?! Mua nuk më pëlqen mendimi që duhet të jetë medoemos një burrë”, tha ai.

Kontrata e Garet Sauthgejt me përfaqësuesen angleze përfundon në vitin 2024, pas mbylljes së Europianit. Ndërsa ajo e Uiegman me Federatën Angleze për kombëtaren e femrave, në vitin 2025.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Korenicaaa, Ballkani kalon në epërsi ndaj Lincoln Red Imps

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.