Friday, 29. May 2026
Sport

Transferi i ri i Barcelonës arrin në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën

GS 29/05/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka transferuar sulmuesin anglez, Anthony Gordon.

Ai dje ka kryer vizitat mjekësore, derisa në këto momente ka arritur në zyrat e klubit, ku do të nënshkruaj kontratën me skuadrën katalunase.

Gordon do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare.

Transferimi i tij nga Newcastle, i ka kushtuar Barcelonës rreth 80 milion euro.

Teilen: