Mesfushori i Napolit Piotr Zielisnki nuk do të rinovojë kontratën dhe ka zgjedhur Interin për të vazhduar karrierën në Serie A.
Afati kalimtar i janarit për Interin duhet të mbyllet me largimin e Stefano Sensit, por klubi zi kaltër tashmë po punon për të ardhmen.
Një nga objektivat për sezonin e ardhshëm është Zielinski i Napolit që nuk do të rinovojë kontratën me napolitanët, Interi ka bërë propozimin e tij dhe shpreson ta mbyllë së shpejti këtë marrëveshje.
Kështu së paku raporton gazeta italiane “La Gazetta dello Sport” e cila thekson se Interi e ka bindur lojtarin përmes agjentit të tij dhe transferimi i tij do të kompletohet shumë shpejtë, madje me kosto zero.
Lojtari do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, që skadon në vitin 2027 nga e cila do të përfitojë 4.5 milionë euro neto plus bonuse, me opsion për sezonin e katërt, përcjellë KosovaPress.