Armando Broja do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Fulhemi, që ra dakord me Çelsin për huazimin e pastër të sulmuesit shqiptar deri në verë për shumën 4 milionë paund.

Ndërkohë së fundmi, gazetari i “The Guardian”, Jacob Steinberg, ka zbuluar një detaj tepër interesant në lidhje me akordin e arritur mes dy klubeve angleze.
Sipas Steinberg, në qoftë se Broja aktivizohet 10 ndeshje me fanellën e Fulhem, me një minutazh të caktuar, atëherë klubi i Fulhemit, do të shmangë pagesën prej 4 milionë paund të huazimit, në rast se shqiptari aktivizohet më pak se 10 ndeshje, atëherë Fulhem është i detyruar t’i paguajë Çelsit 4 milionë paund.
Been told that the number of starts for Broja to hit for fee to be zero is 10. Also needs a minimum amount of minutes #cfc
— Jacob Steinberg (@JacobSteinberg) February 1, 2024
PANORAMASPORT.AL


