Sunday, 3. May 2026
Futboll

Transferimi i bujshëm i Juventusit do të largohet pas vetëm një sezoni? Bardhezinjtë presin të fitojnë 40 milionë euro

GS 03/05/2026 1 Min. Lesezeit

Të paktën tre nga transferimet e verës së kaluar që bëri Juventus, mund të thuhet me plot gojën që kanë rezultuar dështim i plotë. E kemi fjalën për Lois Openda, Edon Zhegrovën dhe Jonathan David.

Ndryshe nga dy të parët, kanadezi u transferua falas dhe pritej të ishte ylli i këtij sezoni në Serie A. David ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë katër asiste në 32 ndeshje në Serie A. Sulmuesi fiton 6 milionë euro neto për sezon plus 2 milionë euro bonuse, duke qenë ndër më të paguarit te bardhezinjtë.

Sipas Tuttosport, edhe pse vetë lojtari nuk është plotësisht i bindur për t’u larguar nga Juventusi, drejtuesit e klubit bardhezi do ta shesin atë në rast se vjen një ofertë rreth 40 milionë euro. Për David ka interes konkret nga Aston Villa dhe Fenerbahce.

Fatin e David, pritet ta kenë edhe Lois Openda me Zhegrovën, të cilët nuk bëjnë pjesë në projektin e Luciano Spalletti-t për sezonin e ri.

Teilen: