Ish-mesfushori i Juventusit, Daglas Kosta ka folur për transferimin e Huan Kuadrados tek Interi.

I pyetur nga një ndjekës në rrjetet sociale, ai u shpreh se i vjen keq për këtë kalim.
“Kuadrado te Interi? Po, e kam lexuar. Më vjen keq për të, por le të vazhdojmë”, tha shkurtimisht braziliani.
Kosta ishte pjesë e bardhezinjve për 3 sezone, ku bëri që shumë tifozë të dashuroheshin me të falë cilësive teknike dhe shpejtësisë së tij.
Në 103 ndeshje zyrtare ai shënoi 10 gola me fanellën e Juves.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: