Tuesday, 10. March 2026
Sport

Transferimi i mbrojtësit të Napolit, Bajerni braktis pistën “Uoker”

GS 30/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kajl Uoker ka qenë prej kohësh një nga objektivat më të dëshiruar të Bajern Mynihut, por duket se tashmë bavarezët kanë hequr dorë nga ndjekja e anglezit.

uoker

Akordi i gjetur me Napolin për transferimin e Kim Min-Jae për 58 milionë euro, ka bërë që drejtuesit gjermanë ta konsiderojnë të plotësuar repartin defensiv, pavarësisht roleve të ndryshme që mbulojnë.

Edhe pse koreano-jugori do të luajë në qendër të mbrojtjes dhe e ardhmja e Benzhamë Pavarit është ende në dyshim, te Bajerni nuk planifikojnë më goditje në korsinë e djathtë dhe Tuheli duhet të kënaqet vetëm me organikën që ka në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: