Viktor Gyokeres këmbëngul se është më se i lumtur që do të vazhdojë si lojtar i Sporting CP pasi një transferim te Arsenali dështoi gjatë verës.
Megjithatë, sulmuesi e la të hapur derën për një lëvizje të ardhshme.
Në një intervistë me Sport Bladet, Gyokeres shpjegoi: “Sporting donte që shumica e lojtarëve startues të qëndronin dhe na mbajtën fort.
“Kështu doli, por unë e shijoj shumë Sportingun, kështu që për mua nuk ishte problem të qëndroja.
“Sigurisht që janë shumë para. Por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në merkaton tjetër. Asgjë nuk ndodhi dhe më duket se kam pasur një sezon mjaft të mirë.
“Unë kënaqem shumë në Sporting dhe nuk mund të ankohem për asgjë, kështu që nuk është absolutisht problem për mua të qëndroj. Sigurisht, ju synoni të testoni liga të tjera dhe një nivel më të lartë, por unë nuk kam stres”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/