• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Transferimi i Tonalit, Njukasëlli mund të kërkojnë rimbursim. Anglezët nuk i shfrytëzuan hetuesit, ja pse “djalli” ruan qetësinë

20/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimi për bastet sportive në platforma të paligjshme ku përfshihej Sandro Tonali, ish-mesfushori i Milanit, padyshim pati një jehonë në Angli, pasi lojtari italian, i lindur në vitin 2000, tani luan në me Njukasëllin. Tifozët e “qymyrxhinjve” për momentin po pyesin nëse klubi anglez mund të marrë masa ligjore ndaj klubit kuqezi për të përfituar mbrapsht 80 milionë eurot e investimit në rast se mesfushori skualifikohet.

tonali krunic

Natyrisht, kjo mund të ndodhte nëse do të vërtetohej se klubi italian dinte diçka për varësinë e Tonalit nga kumari përpara transferimit në ekipin e Edi Haut. Revista “The Athletic”, me mendimin e një eksperti, ka tentuar të zbardhë çështjen. Por përgjigja, për mbështetësit e skuadrës angleze, duket se nuk është e dëshiruara. A mundet Njukasëlli të ndërmarrë veprime ligjore kundër Milanit?

Nuk ka asnjë provë se Milani dinte ndonjë gjë në lidhje me aktivitetet e pretenduara të Tonalit. Pra, ka pak shanse që ky të jetë një opsion. Pasi varet nga një barrë shumë e lartë provash që tregon se ata qëllimisht kanë anashkaluar “detaje” me peshë, raportoi revista e njohur. Do të ishte një orvatje juridike, por teorikisht, ky është një opsion që ka Njukasëlli në rast e mund të vërtetojë se Milani ka neglizhuar ose modifikuar situatën e lojtarit në momentin e shitjes.

PARA TRANSFERIMIT – Ky është një proces i bazuar në fakte dhe në prova e mund të kërkojë një shkallë të lartë të provave bindëse dhe sigurisht më shumë sesa ajo që një drejtues ka thënë ose ka dështuar të thotë. Njukasëllit gjithashtu, që në fillim, duhet ta bëjë absolutisht të qartë se nuk kishte njohuri për aktivitetet e supozuara të basteve të lojtarit dhe/ose nuk ishte në një pozicion ku duhej të kishte njohuri të tilla. Një tjetër temë është: a mund të kishte mësuar klubi anglez detaje rreth Tonalit përpara se ta punësonte?

Patjetër që e siguri. Por, në përgjithësi, duket se një burim i një firme të njohur “hetimesh” që ka punuar me klube profesionale, por që ka dashur të mbetet anonim, tha se “ndonëse ishin udhëzuar të hetonin trajnerët dhe drejtorët sportivë, kurrë nuk u thirren për të hetuar temën e një transferimi të mundshëm të Tonalit”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Yjet nuk zgjedhin më Italinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.