Duket se Tonali është më afër se kurrë largimit nga Milani, me Njukasëllin që duket se është shumë pranë transferimit të mesfushori.
Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Milanit, të cilët e shikonin mesfushorin si kapitenin e së ardhmes në skuadër.
Njëri prej tyre është edhe gazetari i njohur italian, Karlo Pelegati, i cili nuk i kurseu kritikat për klubin kuqezi.
“Kam frikë se nëse shitet Sandro Tonali hapet një rrugë e rrezikshme që tifozët e parandiejnë. Nëse të vjen oferta 65-70 milionë euro për Tonalin dhe e pranon, atëherë do të pranosh edhe 75 milionë për Teo Hernandez, 90 milionë për Menja dhe 100 milionë për Leaon, pasi klubi ka vendosur se askush nuk është i pashitshëm dhe i pazëvendësueshëm. Mjafton të sjellin ofertat agjentët e tyre”, shprehet Pelegati.
PANORAMASPORT.AL