• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Transferimi i Yoros në Mançester fut në krizë super-menaxherin e CR7 me Realin

24/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëdhënia mes Realit të Madridit dhe Jorge Mendez nuk është më si më parë. Thuhet se klubi madrilen nuk i ka falur super-menaxherit faktin se nuk këshilloi Leny Yoron që të qëndronte edhe një vit në Francë dhe të vazhdonte të luante për Lilën dhe të transferohej me parametra zero një vit më vonë në Madrid.

Sipas medieve britanike mbrojtësi i talentuar francez ka qenë në majën e listës së dëshirave të Realit. Klubi madrilen, ashtu siç ka bërë në vitet e fundit me shumë lojtarë, e ka këshilluar që të mos rinovojë dhe të mos largohet nga Lila duke dobësuar kështu shumë pozitat e klubit në negociotatat, të cilat mund të nisnin edhe në ditët e fundit të muajit gusht.

Planet e Florentino Perez i ka prishur mosbindja e lojtarit dhe e menaxherit të tij Mendez. Ky i fundit, kur ka mësuar strategjinë e spanjollëve, nuk ka qenë dakord dhe ka kërkuar një tjetër klub që mund të ishte i interesuar për klientin e tij.

Kështu United duke paguar plot 52 milionë stërlina arriti që të siguronte shërbimet e Yoros, por Mendez me finalizimin e kësaj tratative duket se ka bezdisur shumë Realin. Thuhej se Reali nëse do të kishte negociuar në fund të muajit gusht me Lilën do të ofronte deri në 34 milionë stërlina për shërbimet e lojtarit.  

 

Next Post

Reagon Bylbyl Sokoli

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.