Friday, 27. March 2026
Sport

Transmetimi televiziv i “El Clasico”-s/ Si asnjëherë tjetër, 38 kamera për ndeshjen

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

 

Këtë të shtunë, duke filluar nga ora 16:15, bota e futbollit do të ndalet sërish. Në “Montjuic”, Barcelona dhe Reali i Madridit do të luajnë “El Clasico”-n e parë të sezonit, i cili është i pari i asaj që La Liga e quajti “një epokë e re”, pas ardhjes së “EA Sports” si sponsor kryesor.

ELCLASICO

Do të jetë një përballje si asnjëherë tjetër më parë. Një ndeshje që do të vijë te publiku me më shumë kamera se kurrë, 38 gjithsej dhe me identitetin e tij grafik.

Në ndeshjet e kategorisë A, sikurse dhe kjo mes Barçës e Realit, “El Clasico” numri i kamerave arrin në 25, por “Klasikja” do të thyeje çdo rekord me 38 të tilla.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: