• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trashëgimia stratosferike e futbollistit të Inter Miami

02/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Leo Messi tashmë po bën histori tek Inter Miami, duke u treguar një “alien” i vërtetë futbollistik, me 11 gola në 10 ndeshje.

Por nëse do të fokusohemi te ana ekonomike, çuditërisht në atë skuadër është dikush që ia kalon kampionit argjentinas për nga pasuria.

Fjala është për Leonardo Campana, një futbollist i ri ekuadorian i lindur në vitin 2000, i cili vesh të njëjtën fanellë si “Pulce” dhe përfaqëson kombëtaren e tij.

Karriera e tij ende nuk ka shkëlqyer në klubet e mëdha evropiane, por kur bëhet fjalë për pasurinë, është në krye të listës. Në të vërtetë, Campana vjen nga një familje tepër e pasur, me pasuri familjare që kalon një miliard euro.

Burimi kryesor i kësaj pasurie është gjyshja e tij, Isabel Noboa, një nga biznesmenet e suksesshme të Ekuadorit. Gjyshi i tij, Isidro Campana, ndihmoi në ndërtimin e stadiumit ikonik “Guayaquil”, ku vetë Messi luajti disa ndeshje të paharrueshme. Pikërisht në këtë stadium, Campana shënoi golin e tij të parë profesional.

Familja e tij është një nga më të pasurat në kontinent, me histori suksesi në sektorin e biznesit privat. Babai i Leonardos, Pablo Campana, shërbeu si Ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Investimeve në Ekuador, duke gjeneruar të ardhura të mëdha pas tërheqjes së tij nga tenisi profesionist.

Xhaxhai i Leonardos, Alvaro Campana, është një manjat i njohur në të gjithë Amerikën e Jugut, ndërsa një xhaxha tjetër, Daniel Noboa, mund të bëhet president i Ekuadorit. Për sa i përket pasurisë personale, Leonardo Campana ia kalon si Cristiano Ronaldos, ashtu edhe Messit.

Pasuria e argjentinasit vlerësohet në rreth 500 milionë euro, ndërsa e Campana mbi një miliard euro. Pavarësisht pasurisë së tij, nga pikëpamja e futbollit, Campana është modest dhe e konsideron Messin (me të cilin tashmë ka fituar Kupën e Ligës) pikën e tij të referencës në fushë.

Next Post

Mësohet orari i ndeshjeve të Ballkanit në Conference League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.