Vetëm tre minuta pasi Korenica zhbllokoi shifrat, Ballkani ka gjetur edhe golin e dytë.
Kur po luhej minuta e 62′, Lorenc Trashi me një të majtë vrastare, dërgoi topin në krahun e djathtë të portierit kundërshtar, me këtë të fundit që s’e pati asnjë fije gjase për ta ndalur, përcjell lajmi.net.
Kur kanë mbetur tashmë diçka më pak se 20 minuta deri në fund të takimit, therandasit gëzojnë kapital të theksuar, teksa shpresojmë që edhe ta mbajnë, para ndeshjes së kthimit që luhet një javë më vonë.
Golin mund ta shikoni KËTU