Një tifoz i AEK-ut (22 vjeçar) ka vdekur pas një përplasjeje me tifozët kroat, Bad Blue Boys në Athinë, sipas mediave greke Gazzetta dhe Sport24.
Kujtojmë, pavarësisht ndalimit të pranisë së tifozëve jashtë vendit në ndeshjet e xhiros së tretë preliminare të Champions League mes kampionit aktual kroat Dinamo dhe atij grek AEK, një pjesë e tifozëve të klubit të Zagrebit kanë udhëtuar drejt Athinës, ku ndeshja e parë do të luhet sot në orën 20:45, përcjell GazetaBlic Sport.
Gazzetta shkruan se tifozi ka ndërruar jetë pasi është goditur me një objekt të mprehtë. Mediat greke raportojnë se ambulanca e ka transferuar të riun në spital, ku mjekët kanë luftuar për t’i shpëtuar jetën. Ai shoqërohej nga disa tifozë të plagosur, ndërsa gjashtë prej tyre ishin “të dëshpëruar, duke mbajtur fytyrën dhe duke folur vazhdimisht në telefon”, duke pritur se çfarë do të ndodhte me një pjesëtar të grupit të tyre.
Mediat greke përshkruajnë se tifozët e plagosur ishin shtrirë në krevate në korridore dhe “dyert e sallës së operacionit vazhdonin të hapeshin e mbylleshin”. Mes të plagosurve kishte grekë dhe kroatë, thekson Gazzetta, duke thënë se më shumë se 150 tifozë kroatë erdhën në Athinë.
/GazetaBlic Sport
🇬🇷🇭🇷 | AEK – Dinamo Zagreb!
📌 Karşılaşma deplasman taraftarına yasak olmasına rağmen Bad Blue Boys grubu Atina’daydı. Çıkan olaylarda 22 yaşında bir AEK taraftarı bıçaklanarak hayatını kaybetti. Çok sayıda yaralı ve gözaltı var. @ArkaBesliForumpic.twitter.com/FlTNu1rvQK
— Balkan Futbolu (@BalkanFutbolu) August 8, 2023