• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tre gola në një ndeshje nuk e kënaqin, Vinicius: Jam i trishtuar për shokët e dëmtuar

11/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vinicius përfundoi me një trigolësh takimin kundër Osasunës të shtunën e kaluar në “Santiago Bernabeu”. Por ka qenë një gëzim i zbehtë në realitet për shkak të dëmtimeve të tre shokëve të ekipit, Rodrigo Goesh, Lukas Vaskez dhe veçanërisht Militaos, i cili i ka thënë lamtumirë sezonit.

vinicius

“Kundër Osasunës luajtëm shumë mirë, gjë që nuk e kishim bërë në ndeshjet e fundit. Por jam i trishtuar dhe për Militaon, Rodrigon dhe Lukas Vaskez. Është e pabesueshme që po na ndodh kaq shpesh në këtë sezon. Shpresoj që të mbetemi të fortë për ta dhe ata të kthehen sa më shpejt. Jam shumë i lumtur për golat, por ndjenja e vërtetë që kam është trishtimi, sepse Militao duhet ta kalojë sërish këtë”, deklaroi Vinicius.

Sulmuesi brazilian siguroi se kundër Osasunës ka luajtur ndeshjen e tij më të mirë deri më tani këtë sezon. “Trajneri e ka gjetur zgjidhjen dhe lojtarët kanë vënë në praktikë atë që na ka thënë dhe atë që kemi stërvitur ditët e fundit. Mendoj se duhet të vazhdojmë kështu, kompakt dhe së bashku për të bërë gjëra të mëdha këtë sezon”, theksoi ai. Vini gjithashtu donte ta bënte të qartë se ndihet në gjendje optimale.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Isak do t’i bashkonte në një mënyrë tjetër yjet e Real Madridit”- Walcott propozon suedezin te Los Blancos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.