Pasi pjesa e parë në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Newcastle u mbyll 3-2 për katalanasit, pjesa e dytë ka nisur furishëm për vendasit, të cilët kanë shënuar edhe tre gola të tjerë brenda 10 minutave minutave.
Në minutën e 51-të, ishte Fermin Lopez që shënoi golin e katërt, pas një aksioni të nisur nga mbrojtja dhe asistit të Raphinha. Në minutën e 56-të, Rpahinha kroson nga këndi, Robert Lewandowski shënon me kokë golin e pestë për Barcelonën.
Në minutën e 61-të ishte sërish Lewandowski që shënon golin e dytë personal dhe të gjashtin për Barcelonën, pas asistit të Lamine Yamal. Rezultati aktual, Barcelona-Newcastle 6-2.
Teilen: