Edhe pse Qatip Osmani me Shkëndijën e përfunduan sezonin në vendin e tretë në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veiut dhe në sezonin e ri do të luajnë në Ligën e Konferencës të UEFA-së, trajneri i njohur tetovar dha dorëheqje.
Trajneri i parë që është piketuar nga Shkëndija është Ismet Munishi, ish trajner i Prishtinës dhe disa skuadrave të Kosovës.
“Nuk di. Nuk më ka kontaktuar askush.
Në të kaluarën ka pasur interesim, por kam qenë i zënë me kontratë. Ndihem i privilegjuar, nëse prap përflitet emri im.
Shkëndija është klub i madh me tifoz fantastik.
Kam shumë respekt”, deklaroi Munishi për mediumin nga Maqedonia e Veriut “Open-TV”.
Gjithashtu në Tetovë po qarkullojnë edhe emrat si: Aleksandar Vasovski, tashmë ishtrajneri i Akademija Pandev dhe Ilir Dajës, trajner aktual i Ballkanit të Therrandës.
Në ditët dhe javët në vijim do të mësojmë se për cilin trajner do të përcaktohet kryesia e KF Shkëndija për sezonin e ri 2023/2024.