• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tre milionë euro dhe të paktën pesë gola në sezon, Milani siguron “samurajin” e Bundesligës

25/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit të fundit, Daiçi Kamada nuk u mendua dy herë për t’i thënë po Milanit. Takimi i parë mes ndërmjetësit dhe drejtorëve Masara dhe Maldini daton në fund të janarit. Sepse për të provuar një goditje cilësore dhe përvojë zero duhet lëvizur paraprakisht.kamada

Madje japonezi ka dhënë dakordësinë e tij për një pagë prej 3 milionë eurosh e se do t’i bashkohet ekipit të rinj më 1 korrik. Koha është gjithmonë një faktor kyç në negociatat për lojtarët të cilëve u përfundon kontrata, çka shpjegon edhe nxitimin e drejtuesve kuqezi për të bërë goditjen e dytë për merkaton pas Marko Sportielos.

26-vjeçari, që mund të bëjë çdo rol në sulm përveç se “pykës”, ka vendosur të mos rinovojë me Frankfurtin dhe i ka dhënë përparësi Milanit që prej janarit. Nga ana e tij as Maldini nuk ka lejuar që ta parakalojnë duke marrë premtimin e Kamadasë, i cili ishte kontaktuar edhe prej Napolit në ditët e fundit.

Prej katër vjetësh pjesë e formacionit stabël te Frankfurti, japonezi ka luajtur në 45 ndeshje këtë sezon duke regjistruar gjashtë asiste dhe 16 gola. I aftë të të mbuloj të gjitha pozicionet e sulmit përveç “pykës”, ai mund të bëjë edhe fantazistin në mënyrën që e bënte Benaseri duke ndërvepruar në të dyja fazat.

Këmba e preferuar është e djathta, por nuk bën figurë të keqe as me të majtën, sidomos në përdorimin e topit. Në karrierën e tij, të cilën e ka nisur në Japoni me Sagan Tosu, ai nuk ka mbyllur kurrë një sezon pa të paktën pesë gola, çka bën që të jetë efikas edhe përpara porte.

Një veçori që Milanit në vitet e fundit i ka munguar si te mesfushorët ashtu edhe te sulmuesit e krahut duke përjashtuar vetëm Leaon.

PANORAMASPORT.AL


Next Post

Nuk kanë fund fitimet për Interin, ja sa milionë arkëtojnë zikaltërit pas triumfit në Kupë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.