Saturday, 16. May 2026
Sport

Tre risi nga futbolli gjerman, trajneri Foda publikon listën e Kosovës për 2 sfidat e Ligës së Kombeve

GS 30/08/2024 1 Min. Lesezeit

Është publikuar ditën e sotme lista e Kosovës për ndeshjet me Rumaninë dhe Qipron. Trajneri i dardanëve, Franko Foda ka ftuar lojtarë të rinj për këto dy ndeshje të Ligës së Kombeve.

foda

Elvis Rexhbeçaj është ftuar për herë të parë, ndërsa risi janë edhe Fisnik Asllani e Eliot Bujupi.

Rexhbeçaj është pjesë e Augsburgut në Bundesligën gjermane. Fisnik Asllani aktivizohet te Elversberg në Bundesligën 2, ku ka shënuar 2 gola në 3 ndeshje. Ndërsa Eliot Bujupi është vetëm 18 vjeç dhe luan si sulmues te moshat e Shtutgart.  

Kosova Lista

PANORAMASPORT.AL

Teilen: