Futbollistët shqiptarë, po vazhdojnë të jenë pjesë e formacionit më të mirë të javës në Zvicër pas përfundimit të secilës xhiro.
Këtë herë, në 11-shen më të mirë të xhiros së tretë, janë përfshirë tre futbollistë shqiptarë.
Bëhet fjalë për Donat rrudhanin, Simon Simonin e Liridon Berishën, të cilët shkëlqyen për skuadrat e tyre.
Për Rrudhanin, kjo është hera e dytë rresht që përfshihet në formacionin e javës pasi ishte pjesë e tij edhe xhiron e shkuar.
Rrudhani shënoi gol në fitoren e Sionit 3:2 kundër Vaduzit, ekip për të cilin luajti gjatë tërë ndeshjes dhe shkëlqeu mbrojtësi Berisha.
Ndërkohë, portieri Simoni ishte më i merituari për pikën e Luzernit në udhëtim pasi barazoi 2:2 kundër St. Gallenit.
Simoni është vlerësuar me notën 9.1 nga SofaScore, Rrudhani 8.2 kurse Berisha me notën 7.5.