Rezultat surprizë. Empoli i Ardian Ismajlit dhe Stiven Shpendit eliminohet nga Kupa e Italisë, ndërsa u mund në takimin e raundit të 1/32-ave nga Çitadela në stadiumin “Carlo Castellani”, me rezultatin 1-2.
Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët, me Empolin që nisi mirë sfidën dhe mori avantazhin në minutën e 8’ me Kaputon, si dhe e mbylli fraksionin e parë në avantazh. Miqtë arritën të përmbysnin gjithçka në minutat 61 dhe 80 falë golave të Amatuçit dhe Magrasit.
Në këtë duel bëri debutimin edhe sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Stiven Shpendi, por pa mundur të lerë gjurmë. Në fund duelin e shqiptarëve e fitoi portieri Kastrati që festoi kualifikimin.
Paraqitjet pozitive të Ismajlit dhe Shpendit, nuk mjaftuan që Empoli të kualifikohej në raundin pasardhës të Kupës së Italisë.
PANORAMASPORT.AL