Tuesday, 21. April 2026
Sport

Tre shqiptarë startuan nga minuta e parë, pa gola finalja e parë e Kupës së Kroacisë

GS 15/05/2024 1 Min. Lesezeit

Arbër Hoxha ka startuar nga minuta e parë për Dinamon e Zagrebit dhe Veldin Hoxha e Lindon Selahi po ashtu titullarë u paraqitën për Rijekën. 

Finalja e parë e Kupës së Kroacisë mes Dinamos dhe Rijekës nuk solli gola (0:0) në stadiumin në Maksimir.

Gjithçka është e hapur në takimin e kthimit në stadiumin e Rijekës dhe aty do të dihet se cila e ekip do të ngrejë lart trofeun. 

Arijan Ademi u aktivizua nga minuta e 63-të për Dinamon dhe Arbër  Hoxha është zëvendësuar në minutën e 63-të.

Teilen: