• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Tredhëmbëshi’ i Barcelonës duhet të thyejë mallkimin në ‘El Clasico’

26/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona arrin në “El Clasico” e mbrëmjes së sotme, që do të luhet në “Bernabeu” me shpejtësi maksimale. Skuadra e Hansi Flick është në krye të La Ligas dhe sapo ka mposhtur Bayernin në Champions League, duke thyer një mallkim që zgjaste prej disa vitesh.

Tredhëmbëshi i sulmit është në formë vërtet të shkëlqyer, por Robert Lewandowski, Raphinha dhe Lamine Yamal duhet të thyejnë një mallkim që i bashkon: ata nuk i kanë shënuar kurrë Realit të Madridit në kampionat.

Katalanasit kanë shënuar 33 gola deri më tani në La liga, 12 prej të cilëve janë realizuar nga sulmuesi polak, i cili ka shënuar 15 gola në 13 ndeshje këtë sezon. Lewandowski ka shënuar tetë herë kundër Realit: gjashtë në Champions League (1 me Bayernin Munich dhe pesë me Borussian e Dortmundit) dhe dy në Superkupën e Spanjës, por asnjëherë në La Liga. Ai është përballur me skuadrën e Ancelottit në 15 raste.

Raphinha dhe Lamine Yamal gjithashtu nuk kanë festuar kurrë një gol kundër Realit të Madridit. Braziliani, i cili po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij (kundër Bayernit, të mërkurën e kaluar, ai shënoi një ‘hat-trick’), është përballur me “Los Blancos” në shtatë ndeshje: 4 në La Liga, dy në Kupë dhe 1 në Superkupa. Asnjë gol, si dhe Yamal në tri ndeshje.

Next Post

Shihet si zëvendësues i Mbappe, PSG mban në fokus “yllin” portugez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.