Duke shënuar një tregolësh kundër Algjerisë të martën në mbrëmje, Lionel Messi ka arritur, barazuar dhe iu afrua disa rekordeve në Kupën e Botës dhe në karrierën e tij.
16Me tre golat kundër Algjerisë të martën në mbrëmje, Lionel Messi ka barazuar rekordin e vendosur nga Miro Klose në Brazil 2014. Të dy janë goleadorët absolut të Kupës së Botës.
1Përpara kësaj ndeshjeje kundër Algjerisë, Lionel Messi nuk kishte shënuar kurrë një tregolësh në një ndeshje të Kupës së Botës. Ky është tregolëshi i 55-të i Messi-t në karrierë.
5Lionel Messi ka shënuar në pesë Kupa të Botës të ndryshme (2006, 2014, 2018, 2022 dhe 2026). Vetëm Cristiano Ronaldo e ka arritur këtë sukses (2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022).
38 vjeç e 357 ditëLionel Messi u bë golashënuesi i tretë më i vjetër në historinë e Kupës së Botës duke shënuar kundër Algjerisë. Argjentinasi është tejkaluar vetëm nga Roger Milla (42 vjeç e 39 ditë me Kamerunin në vitin 1994) dhe Pepe (39 vjeç e 283 ditë me Portugalinë në vitin 2022).
200Lionel Messi luajti ndeshjen e tij të 200-të për Argjentinën të martën në mbrëmje. Ai është lojtari i dytë që arrin këtë numër historik për ekipin kombëtar duke iu afruar Cristiano Ronaldo-s, i cili numëron 228 ndeshje me Portugalinë.
6Aktivizimi i Lionel Messit kundër Algjerisë i lejoi atij të bëhej lojtari i parë në histori që luajti në gjashtë Kupa Bote (2006, 2010, 2014, 2018, 2022 dhe 2026). A.V.