• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, December 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trendi i portierëve të huaj, gati gjysma e klubeve të Superiores u besojnë atyre

05/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për një skuadër kompetitive duhet medoemos një portier me kualitet. Është një nga rregullat bazike në futboll dhe për këtë sezon klubet e Abissnet Superiores kanë shpenzuar më shumë për një “gardian” cilësor.

Ka një trend në fakt për portierë të huaj në kampionatin elitar të futbollit shqiptar. Janë 4 klube që ua kanë besuar “çelësat” e portës të huajve: Elbasani, Vllaznia, Bylisi dhe Flamurtari. Ndoshta është zgjidhja më e mirë, po të kemi parasysh faktin se dy skuadrat kryesuese, Elbasani dhe Vllaznia, kanë titullarë portierë të huaj.

Martin Janaçek, portieri çek i Elbasanit është ai që ka pësuar më pak gola, 7. Sigurisht, mund të jetë meritë e gjithë skuadrës, por Janaçek është pa dyshim një nga pikat më të forta të skuadrës së Gvozdenoviç.

Leon Maurice Pohls është gjermani 28-vjeçar që mbron portën e Vllaznisë këtë sezon. Kur ai mbërriti në skuadër, pati skepticizëm nga opinioni shkodran, aq më tepër që Vllaznia ka prodhuar gjithmonë portierë të mirë, por Pohls gradualisht ka bindur me paraqitjet e tij në fushë.

Jeremy Vachoux mbron portën e Bylisit. “Gardiani” francez mbërriti gjithashtu në merkaton e verës në Superiore dhe deri tani ka treguar stabilitet në portën e ballshiotëve, një nga klubet që preferojnë më shumë lojtarët e huaj.

Portieri i 4-t i huaj në Abissnet Superiore është Igor Aleksovski, 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut. Paraqitja e tij ka qenë e kushtëzuar nga ajo e gjithë skuadrës, që ka vuajtur në këtë pjesë të parë të sezonit, megjithatë Aleksovski nuk e ka diskutuar asnjëherë vendin e titullarit te vlonjatët.

Next Post

Dukagjini-Drita ndeshja kryesore e fundjavës në Albi Mall Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.