Tuesday, 10. November 2026
Sport

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

GS 10/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia dhe nënkampioni i Kosovës në basketboll, do të vazhdojnë me ndeshjet e radhës në kuadër të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

Trepça dhe Bashkimi, do ti luajnë duelet e xhiros së gjashtë dhe të dyja do ti kenë këto përballje në udhëtim.

Trepça luan ndaj ekipit nga Greqia, Promitheas në kuadër të Grupit A kurse Bashkimi përballet me skuadrën nga Letonia, Valmiera në kuadër të Grupit F, ndeshje këto që luhet të mërkurën nga ora 18:00.

Trepça me tri fitore e dy humbje deri më tani ka tubuar 8 pikë dhe zë vendin e katërt në grup, ndërsa Bashkimi është i parafundit me 5 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Për dallim prej Trepçës që ka treguar formë të mirë edhe në FIBA Europe Cup, Bashkimi ka regjistruar vetëm një fitore karshi tri humbjeve.

Në ndeshjen e parë të grupit, Trepça pati pësuar në Mitrovicë nga Promitheas derisa Bashkimi ka mposhtur Valmieran në Prizren.

Teilen: