Wednesday, 7. October 2026
Sport

Trepça e Bashkimin nisin garat në FIBA Europe Cup

GS 07/10/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollistët e Bashkimit, sot nisin rrugëtimin në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Ndeshjen e parë, Bashkimi e luan në shtëpi ku e pret skuadrën nga Letonia, Valmiera.

Kjo ndeshje nis në orën 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” dhe i takon xhiros së parë të Grupit F.

Bashkimi në fillim të këtij sezoni në Superligën e Kosovës ka treguar formë të mirë, duke i fituartri ndeshjet e para, si dhe arriti ta fitoi trofeun e Superkupës.

Tani, mbetet të shihet se cili do të jetë rrugëtimi evropian i skuadrës nga Prizreni.

Ndërkohë, prej orës 18:30 do të startojë ndeshja mes Trepçës dhe ekipit nga Greqia, Promitheas që po luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në kuadërtë Grupit A të FIBA Europe Cup.

Trepça dhe Bashkimi, në këtë sezon do ta përfaqësojnë basketbollin kosovar në garat evropiane, si kampion dhe nënkampion të Kosovës.

Teilen: