Sunday, 20. September 2026
Sport

Trepça e “blindon” edhe për katër vite lojtarin

GS 07/06/2024 1 Min. Lesezeit

KB Trepça do të vazhdojë bashkëpunimin me basketbollistin Mikaile Tmusic.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre në Facebook.

Sipas njoftimit, Tmusic ka nënshkruar kontratë edhe për katër vite me klubin mitrovicas.

Ai pati paraqitje mjaft të mira dhe ishte i rëndësishëm në katër trofetë që Trepça i fitoi këtë sezon, përfshirë edhe titullin e kampionit.

Teilen: