Trepça ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e vajzave në basketboll, duke e mposhtur Prishtinën me rezultat 41:61, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt.
Përballja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet u vendos kryesisht në çerekun e dytë dhe të tretë, ku basketbollistet mitrovicase dominuan me 36 pikë të realizuara, për dallim nga vetëm 17 të Prishtinës.
Më efikasja në këtë takim ishte Miyu Mizukaëa, e cila realizoi 28 pikë për Trepçën, ndërsa Jeta Muzliukaj dhe Alma Muzliukaj kontribuuan me nga 11 pikë.
Te skuadra prishtinase u dalluan Klesta Shatri me 12 pikë dhe Klea Gashi me 10 pikë.
Me këtë triumf, Trepça regjistron fitoren e parë në këtë edicion të Superligës, ndërsa Prishtina pëson humbjen e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara.