Trepça ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në basketboll. Pas fitores së thellë në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndaj Borës, thellë e fitoi edhe duelin kthyes në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, për të bërë vend në finale të garës që e fitoi vitin e kaluar, bashkë me titullin dhe Superkupën.
Ndeshja kthyese e gjysmëfinales përfundoi 78:66, në të mirë të ekipit që udhëhiqet nga trajneri Adis Beqiragiq.
Rezultati pas tre çerekëve ishte i barabartë, 55:55, ndërsa dallimi u bë në periudhën e fundit, të cilin mysafirët e fituan 23:11.
Mikaile Tmushiq i kishte statistikat më të mira te Trepça me 11 pikë, gjashtë asistime e katër kërcime. Drilon Hajrizi kontribuoi me 14 pikë, kurse Kenneth Hasbrouck i pati 12 pikë.
Lance Thomas ishte më i miri te Bora me dyshifror të dyfishtë prej 16 pikëve, 10 kërcimeve e pesë asistimeve.
Finalja luhet më 18 shkurt. Në finale, Trepça e nis fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina – Bashkimi. Bashkimi e fitoi ndeshjen e parë në Prizren 83:67.