• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça fiton dramën në Prishtinë, avancon 2:0

25/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Trepçës ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas fitores në Mitrovicë vikendin e shkuar, Trepça të enjten mbrëma triumfoi edhe në kryeqytet duke e mposhtur Prishtinën me rezultatin e ngushtë 86:85.

Në fakt, Trepça e siguroi fitoren në aksionin e fundit të saj, me amerikanin Darnell Edge që realizoi për rezultatin përfundimtar. Në anën tjetër, Prishtina dështoi në sulmin e fundit dhe kështu e humbi ndeshjen.

Në përgjithësi ndeshja ishte e forte, dinamike dhe tejet dramatike deri në fund, me Prishtinën që pothuajse gjatë tërë kohës ka qenë në epërsi.

Prishtina e fitoi çerekun e parë (28:21) dhe të dytin (20:19) për të shkuar në pushim me avantazh prej tetë pikëve – 48:40. Por, kjo nuk mjaftoi pasi Trepça i fitoi dy periudhat e fundit për ta shënuar fitoren e dytë në këtë seri gjysmëfinale.

Donte Clark me 19 pikë e Diamond Stone me 14 pikë të shënuara ishin më të dalluarit te Prishtina, ndërsa te Trepça u veçua Darnell Edge që ishte më i merituari për këtë fitore.

Edge ndeshjen e mbylli me 28 pikë, 8 asistime e katër kërcime.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale do të luhet në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon tri fitore në këtë seri avancon në finale.

Trepça e ka përparësinë e terrenit vendas nëse vjen deri te ndeshja e pestë eventuale mes këtyre dy ekipeve sikurse edicionin e shkuar.

Next Post

Sulmi nga drejtori Zymberi, reagon Taulant Byqmeti: Jam sulmuar me karrige dhe thika

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.