Wednesday, 27. May 2026
Sport

Trepça fiton Kupën e Kosovës 

GS 12/02/2025 1 Min. Lesezeit

Trepça e Mitrovicës është fituese e Kupës së Kosovës.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 85:79 ndaj Bashkimit të Prizrenit, në ndeshjen finale që u zhvillua në Prishtinë.

20 minutat e parë sollën një rivalitet të madh mes Trepçës dhe Bashkimit.

Trepça shkoi në pushim me një pikë dallim (42:41).

Çereku i parë i takoi mitrovicasve me rezultat 24:22, por i dyti ishte në anën e Bashkimit por vetëm për një pikë (18:19).

Në 20 minutat e fundit mitrovicasit treguan paraqitje më të mirë dhe fituan me meritë.

Teilen: