Sunday, 17. May 2026
Sport

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

GS 17/05/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Trepçës ka bërë edhe një hap tejet të madh drejt titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas dy fitoreve në Mitrovicë, Trepça ka mposhtur skuadrën e Bashkimit edhe në Prizren.

Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça triumfoi në ndeshjen e tretë të serisë finale të “play-offit”.

Trepça e mposhti Bashkimin me shifrat 84:80, dhe tani është vetëm një fitore larg titullit të kampionit pasi po avancon 3:0 me rezultatin e përgjithshëm.

Në atmosferën e zjarrtë në Prizren, Trepça u tregua skuadër më e mirë, duke arritur ta mbajë epërsinë deri në fund të ndeshjes.

Kenny Hasbrouck me 22 pikë, 1 kërcim e 1 asistim dhe Dardan Kapiti me 14 pikë, 7 kërcime e 4 asistime ishin më të dalluarit te Trepça.

Ndërkohë, te Bashkimi u veçua Shanon Shorter me 25 pikë, 5 kërcime e 3 asistime dhe Jalen Riley që pati 21 pikë.

Ndeshja e radhës apo e katërta e kësaj serie, do të zhvillohet sërish në Prizren, por të mërkurën nga ora 19:30.

Teilen: