Friday, 15. May 2026
Sport

Trepça fiton sërish ndaj Prishtinës në Mitrovicë, rikthen epërsinë në serinë e Play-Offit

GS 26/04/2025 1 Min. Lesezeit

Trepça ka bërë hap të madh drejt finales së plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça të shtunën mbrëma e mposhti Sigal Prishtinën me rezultatin 67:61.

“Xehetarët”, tashmë e kanë kthyer epërsinë në serinë gjysmëfinale. 

Pas tri ndeshjeve gjysmëfinale, rezultati është 2:1 në të mirë të Trepçës. 

Skuadra që shënon tri fitore, kualifikohet në finale.

Ishte ndeshje e barabartë por që në fund triumfoi Trepça. 

Michael Charles Myres Jr ishte më i dalluari në fitoren e Trepçës me 15 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime. 

Lojë të mirë te Prishtina pati Donte Clark i cili realizoi 18 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Teilen: