• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça fiton Superkupën e Kosovës në basketboll

11/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trepça ka nisur edicionin e ri ashtu si e përfundoi të kaluarin – me trofe. Skuadra nga Mitrovica është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Prishtinën në finale.

Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Trepça triumfoi me rezultat 89:73. “Xehetarët” kanë treguar edhe një herë pse janë favoriti kryesor për edicionin e ri, duke fituar të gjitha trofetë në edicionin e kaluar: titullin e kampionit, Kupën e Kosovës, Superkupën dhe turneun e Ligës Unike.

Në çerekfinale të Superkupës, Trepça mposhti Borën, ndërsa në gjysmëfinale realizoi një fitore të lehtë dhe të thellë ndaj Golden Eagle Yllit. Fitorja në finale ndaj Prishtinës konfirmoi dominimin e tyre.

Pas një çereku të parë të barabartë, Trepça filloi të shkëputej në minutat e fundit të çerekut të dytë, duke përfunduar 26:19. Çereku i tretë vazhdoi me të njëjtin ritëm, përfunduar 22:17 për Trepçën. Edhe pse Prishtina nuk u dorëzua dhe u afrua deri në gjashtë pikë në çerekun e katërt, nuk arriti të përmbysë rezultatin. Çereku i katërt përfundoi 27:22 për Trepçën. /Telegrafi


Next Post

Trepça vazhdon dominimin në basketbollin kosovar, triumfon në finale të Superkupës së Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.