Trepça ka përmbyllur një sezon të jashtëzakonshëm në basketbollin kosovar duke e fituar titullin e kampionit.
Të enjten në Mitrovicë, në ndeshjen e pestë të serisë finale, Trepça fitoi ngusht 67:66 ndaj Yllit për ta fituar titullin me rezultatin e përgjithshëm 3:2.