Amerikani Brandon Edwards është përforcimi më i ri i KB Trepçës. Klubi nga Mitrovica të mërkurën e ka prezantuar Edwardsin, i cili do të jetë pjesë e Trepçës për pjesën e mbetur të këtij edicioni.
Edwards ka përvojë të madhe, ndërsa këtë edicion ka luajtur në Hong Kong.
Më herët, ai ka bërë karrierë edhe në Francë, Arabinë Saudite, Izrael, Finlandë e Spanjë.
Edicionin e shkuar në Francë, Edwards ka luajtur me një mesatare prej dhjetë pikëve dhe pesë kërcimeve për ndeshje. Aktualisht, Trepça prin në Superligë me 36 pikë, tri më shumë se Peja.
Teilen: