Brenda pak minutave do të filloj përballja e katërt e serisë finale të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.
Kjo ndeshje luhet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë dhe nis në orën 17:00. Aktualisht, rezultati i përgjithshëm në këtë seri finale të play-offit është 2:1 për Trepçën pas tri ndeshjeve të luajtura.
Skuadra që regjistron tri fitore do të shpallet kampione e Superligës së Kosovës në basketboll për këtë edicion. Trepça është vetëm një fitore larg titullit dhe nëse e mposht Yllin në Suharekë, atëherë do të jetë kampione.
Nëse fiton Ylli, atëherë seria barazohet në 2:2 dhe gjithçka do të vendoset javën tjetër në Mitrovicë në përballjen e pestë. Trepça po e kërkon titullin e parë të kampionit prej vitit 2012, ndërsa Ylli të tretin në katër vjetët e fundit.
Skuadra nga Mitrovica ka dominuar totalisht këtë edicion pasi ka fituar tre trofe dhe po synon të katërtin. Ka triumfuar në Superkupën e Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Ligën Unike.