• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça mposht Bashkimin në “Minatori”, barazohet seria

07/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është barazuar seria e ndeshjeve finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.

Kampionia në fuqi, Trepça e ka fituar ndeshjen e dytë ndaj Bashkimit për ta barazuar serinë në 1:1.

Ndeshja e luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në MItrovicë, përfundoi me shifrat 79:72 në të mirë të Trepçës, dhe tani seria bartet në Prizren ku do të zhvillohet ndeshja e tretë të dielën mbrëma.

Përballja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave ishte shumë më interesante dhe dramatike sesa e para, në të cilën dominoi Bashkimin.

Në Mitrovicë, tre çerekët e parë ishin të barabartë – 20:20, 21:21, 17:17 – për ta bërë edhe më interesante periudhën e fundit, në të cilën u përcaktua fituesi.

Këtë dhjetëminutësh, Trepça e fitoi me 7 pikë epërsi (21:14), dhe arriti ta barazoj serinë finale, në të cilën kampioni shpallet me katër fitore të arritura.

Tekele Cotton me 22 pikë e 8 asistime dhe Michael Myers me 22 pikë e 9 kërcime ishin më të dalluarit te Trepça.

Jayveous McKinnis me 12 pikë e 10 kërcime ishte më efikasi te Bashkimi, ekip ku u veçuan edhe Lejson Zeqiri e Dirk Williams relizuan nga 16 pikë secili.

Bashkimi u penalizua në çerekun e fundit, në të cilin mbeti pa McKinnisin, Eric Copesin e Samir Zekiqin që u larguan për shkak pesë personaleve kurse Zeqiri pësoi lëndim dhe u detyrua të ulet në bankë.

Next Post

Ndeshje e fortë – Parisi përpara, Ruiz e gjen golin e parë ndaj Arsenalit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.