Sunday, 12. April 2026
Sport

Trepça në Gjermani ndaj Braunschweigut

GS 12/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça do ta luajë ndeshjen e radhës në kuadër të fazës së parë grupore në FIBA Europe Cup.

Këtë herë, Trepça do të jetë mysafire e skuadrës nga Gjermania, Braunschweig, e cila në ndeshjen e parë në Mitrovicë e pati mposhtur me shifrat 84:70.

Dueli i kthimit ndërmjet këtyre ekipeve, luhet të sot prej orës 18:30 dhe i takon xhiros së pestë apo të parafundit të Grupit F.

Braunschweigu llogaritet favorit përball Trepçës, pasi prinë në tabelë së bashku me PAOK-un e Greqisë me nga shtatë pikë të mbledhura.

Ndërkohë, Trepça është e fundit në grup me katër pikë dhe ekipi i vetëm që ende nuk di për fitore, pasi ka pësuar humbje në katër ndeshjet e luajtura deri më tani.

Ndeshjen e fundit në grup, Trepça e luan më 19 nëntor dhe atë në Poloni kundër skuadrës së Anwilit.

Teilen: