• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça nis sezonin me trofe, fiton Superkupën

11/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KB Trepça e ka nisur sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar në turneun e Superkupës së Kosovës.

Në finalen e madhe, të luajtur në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, të mërkurën mbrëma, Trepça e mposhti Sigal Prishtinën me shifrat 89:73.

Në fakt, Trepça ka mbrojtur trofeun e fituar sezonin e shkuar dhe për skuadrën nga Mitrovica ky është triumfi i tretë në histori të klubit në këtë garë.

Ndeshja ishte interesante dhe atmosfera nuk mungoi në tribuna, ndërsa Trepça ishte për një nuancë më e mirë se ekipi nga kryeqyteti, i cili ka humbur dhjetë ndeshjet e fundit përball mitrovicasve në të gjitha garat.

Çerekun e parë, e fitoi Prishtina me rezultatin e ngushtë (15:14), përpara se Trepça të reagoj në të dytin (19:26) dhe të shkoj në pushim me një avantazh prej gjashtë pikëve – 34:40.

Periudhën e tretë, Trepça e mbylli në favor të vetin (22:17) dhe në dhjetë minutat e fundit hyri në parket me një epërsi prej 11 pikëve – 62:51, të cilën arriti ta ruaj deri në fund të ndeshjes për të triumfuar në Superkupë.

Më i dalluari në këtë sukses të Trepçës ishte Sammy Hunter me 18 pikë e 6 kërcime, i ndjekur nga Desmond Cambridge me 15 të realizuara.

Ndërkohë, te Prishtina u veçua amerikani Jalen Moore me 20 pikë, 8 kërcime e 5 asistime.

Para se ta mposht Prishtinën, skuadra e Trepçës në këtë turne të Superkupës që nisi vikendin e shkuar, e eliminoi Borën në çerekfinale dhe Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale.

Me këtë sukses në Superkupë, Trepça paralajmëroi se mbetet favoriti kryesor edhe për trofetë tjerë në basketbollin kosovar. Sezonin e shkuar, Trepça fitoi të gjithë trofetë e mundshmë, përfshirë edhe Ligën Unike.

Sezoni 2024/25 në Superligën e Kosovës në basketboll nis këtë vikend.

Next Post

Sejdini si kryetar e shkeli me premi, 100 mijë për fitore ndaj Armenisë 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.