Graham vjen te Trepça pas një sezoni të mirë me skuadrën e Rotterdamit në ligën BNXT, ku në 32 ndeshje të zhvilluara regjistroi mesatare prej 17.7 pikësh dhe 6.3 kërcimesh për ndeshje.
Një nga pikat e forta të amerikanit është edhe gjuajtja nga distanca, pasi sezonin e kaluar realizoi me 42% saktësi për tri pikë.
Me përvojën dhe statistikat e tij, Graham pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për Trepçën, e cila synon të jetë konkurruese dhe të luftojë për objektivat e saj në edicionin e ri.
Teilen: