• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trepça starton me fitore në Superligë

25/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Trepçës e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën mbrëma, Trepça triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Kjo ndeshje është dashur të zhvillohet vikendin e shkuar në kuadër të xhiros së dytë, por që është shtyrë për shkak të angazhimeve të Trepçës në turneun kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, sa i përket duelit me Yllin në duelin e mbetur, rezultati ishte 77:67 në favor të ekipit nga Mitrovica.

Në fakt, Trepça ishte gjatë tërë kohës në epërsi ndaj Yllit, i cili e fitoi çerekun e katërt por që nuk pati ndonjë ndikim për shkak se mitrovicasit veçse kishin krijuar avantazhin përgjatë tre çerekëve tjerë.

Tre lojtarë te Trepça e përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore kurse më efikasi ishte Desmond Cambridge që realizoi 20 pikë, 8 kërcime e 3 asistime.

Në anën tjetër, te skuadra suharekase më i dalluari ishte Terrell Brown me 35 pikë e 9 kërcime.

Për Yllin, kjo është humbja e parë në elitën e basketbollit kosovar pas dy ndeshjeve të luajtura kurse Trepça fitoi ndeshjen e parë në sezonin 2024/25.

Kampionia në fuqi e Kosovës nuk e ka luajtur as duelin e xhiros së parë ndaj Bashkimit për shkak të angazhimit në kualifikimet për Champions, ku tashmë është eliminuar.

Mirëpo, Trepça do të paraqitet në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.

Next Post

Interesim i madh për sfidën Bayern-Leverkusen, mbi 350 mijë kërkesa për bileta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.