Tuesday, 10. March 2026
Sport

Trepçës i bashkohet qendra Amzil

GS 21/07/2025 1 Min. Lesezeit

Qendra finlandeze, Mustapha Amzil është përforcimi më i ri te KB Trepça.

Kampionia e Kosovës, të hënën mbrëma ka prezantuar basketbollistin e gjatë 206 centimetra.

Amzil do të jetë pjesë e Trepçës për sezonin 2025/26 dhe një ndihmë e madhe nën kosh në tentimin e saj për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Amzil si basketbollist është zhvilluar tek Helsniki në Finlandë, vend në të cilin ka luajtur deri në vitin 2020, përpara se të zhvendoset në SHBA.

Ai ka luajtur për ekipin e kolegjit New Mexico dhe sezonin e fundit ka pasur një mesatare prej 11 pikëve e 5 kërcimeve për ndeshje.

 

 

 

Teilen: