Çfarë duhet të bëjë Juventusi në merkaton e verës për të forcuar sulmin? Përgjigjen e kësaj pyetjeje është munduar ta japë David Trezeguet, ish-lojtari i njohur francez që ka luajtur disa sezone me fanellën bardhezi të “Zonjës së vjetër”.
“Unë do të kisha marrë Robert Levandovskin me parametra zero dhe do t’i kisha dhënë një tjetër mundësi David”, – ka thënë mes të tjerash Trezeguet në një intervistë të fundit për “La Gazzetta dello Sport”.

Francezi ka dhënë një koment edhe për sulmuesin Dushan Vlahoviç, të cilit i përfundon kontrata dhe klubi torinez po punon për rinovimin: “Vlahoviç? Më ka zhgënjyer. Nuk e kam kuptuar ende, nëse është një sulmues për Juventusin, apo jo”, – është shprehur Trezeguet.