• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tri javë pas pensionimit, Ibrahimoviq flet për rikthim te Milani si trajner

27/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zlatan Ibrahimoviq ka paralajmëruar rikthim të shpejt në futboll, anise vetëm pak javë më parë u pensionua.

  

Futbollisti suedez i dha fund karrierës pas një sezoni të vështirë në të cilin luajti vetëm katër ndeshje për shkak të problemeve në gju.

“Nuk jam me nxitim tani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kanë kaluar vetëm tre javë që kur kam dalë në pension. Ndoshta do të kthehem në fushë. Ndoshta pas disa muajsh do të rikthehem në qendrën stërvitore të Milanit”, tha Zlatan Ibrahimoviq, njoftojnë mediat italiane, transmeton lajmi.net.

“I jam mirënjohës të gjithëve që dëshirojnë të më shohin sërish në Milano, qoftë edhe si trajner. Milani do të jetë gjithmonë në rrethin tim, kam kaluar shumë me klubin. Dashuria që marr nga fansat më jep forcë”.

“Jam shumë e relaksuar dhe kjo më befason sinqerisht, sepse nuk e kisha menduar se do të ishte kështu. E imagjinoja se do të ishte shumë më stresuese”, shtoi suedezi.

41-vjeçari ka një karrierë të bujshme duke luajtur për disa top klube evropiane.

Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Los Angeles ishin skuadrat ku bëri karrierë sulmuesi Ibrahimoviq./Lajmi.net/

  


Next Post

Neymar “i shkel syrin” Al Nassr: Dua të luaj me Ronaldon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.