Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me javën e katërt të saj.
Në program do të jenë tri ndeshje, secila më interesant se tjetra.
Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqir i skuadrës së konsoliduar tani me kryesi të re, Gjilanit.
Në “Zahir Pajaziti”, Llapi do ta presë fituesen e Kupës, Prishtinën, ndërsa Dukagjini i Klinës udhëton në Gjilan për t’u përballur me Dritën.
Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 16:00.